Beselidhja e VjeterJozuehu: Vende për tu pushtuar
- 1 Jozuehi ishte plakur në moshë të thellë. Atëherë Zoti i tha: U plake dhe ke shkuar larg në moshë. E pra, toka që duhet pushtuar është shumë e madhe.
- 2 Ja, vendet që mbeten: mbarë Galileja;toka e filistenjve e mbarë Gezuria,
- 3 prej lumit Sihor që është në lindje të Egjiptit, deri në kufij të Akaronit në veri;toka e kananenjve, që ndahet në pesë principata filistenjsh: të Gazës, të Azotit, të Askalonit, të Getit, të Akaronit, e të Heveut
- 4 në jug; pastaj mbarë toka e Kanaanit prej Arës së sidonasve deri në Afekë e në kufijtë e Amorreut.
- 5 Pastaj toka e giblianëve dhe mbarë Libani në lindje, prej Baalgadit, nën malin Hermon deri në hyrje në Emat,
- 6 të gjithë që banojnë në Malësi prej Libanit e deri në Maserefot, në perëndim, edhe mbarë sidonasit. Unë jam ai që do t`i zhdukë ata para bijve të Izraelit. Prandaj ti shënoje këtë vend për pronë të izraelitëve dhe ndajua me short, siç të kam urdhëruar.
- 7 Prandaj, ndajua këtë vend me short për pronë nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.I. PËRSHKRIMI I FISEVE TRANSJORDANEZEVështrim i përgjithshëm
- 8 Së bashku me gjysmën e fisit të Manaseut Moisiu, shërbëtori i Zotit, ua dha fisit të Rubenit e të Gadit për pronë tokën përtej Jordanit, në krahun e lindjes.
- 9 Ajo ishte prej Aroerit, që gjendet në bregun e përroit Aon, prej qytetit në mes të luginës, mbarë rrafshnalta Medabë deri në Dibon.
- 10 Po ashtu të gjitha qytetet e mbretit të amorrenjve, Sehonit, që sundonte në Hesebon, deri në kufijtë e Amonit.
- 11 Edhe Galaadi e territori i Gesuriut dhe i Makatiut me mbarë bjeshkët e Hermonit si dhe krejt Basanin deri në Salekë
- 12 mbarë mbretërinë e Ogut në Basan, i cili mbretëroi në Astarot e në Edrai;ishte i sprasmi refaimasi i fundit;këta i sulmoi dhe i shfarosi Moisiu.
- 13 Porse bijtë e Izraelit nuk i kishin dëbuar gesuritët as makatitët, por banuan në mes të bijve të Izraelit deri në ditët tona.
- 14 Vetëm fisit të Levit nuk i kishte caktuar pronë: sepse flitë e Zotit, Hyjit të Izraelit, janë trashëgimi i tij ashtu si i kishte thënë Zoti.Fisi i Rubenit
- 15 Kështu pra, Moisiu i dha fisit të bijve të Rubenit pronën sipas vëllazërive të tija.
- 16 Ata morën për pronë tokën prej Aroerit, që është në bregun e përroit Aon, dhe prej qytetit që është në mes të luginës së të njëjtit përrua si dhe mbarë rrafshin deri në Medabë,
- 17 Hesebonin dhe të gjitha fshatrat e tij që gjenden në rrafsh: Diboni, Bamotbaali, Betbaalmaoni,
- 18 Jasa, Cedimoti, Mefaati,
- 19 Kariataimi, Sabama, Saratasahari në male përmbi luginën,
- 20 Betfegori dhe pjerrësinat e Fazgës e të Betiesimotit
- 21 si dhe të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe mbarë mbretërinë e Sehonit, mbretit të amorrenjve, që sundoi në Hesebon. Këtë e mundi Moisiu si dhe princat e Madianit: Eviun, Recemin, Surin, Hurin, Rebeun, që ishin prijësit e ushtrisë së Sehonit, banorë të vendit.
- 22 Bijtë e Izraelit e vranë me shpatë bashkë me të tjerë të vrarë, edhe Balaamin, të birin e Beorit, shortarin.
- 23 Si kufi i pronës së bijve të Rubenit u caktua lumi Jordan. Kjo është prona e bijve të Rubenit sipas vëllazërive të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.Fisi i Gadit
- 24 Pastaj Moisiu i dha për pronë fisit të Gadit;gadasve pjesët sipas vëllazërive të tyre.
- 25 Pjesa e tyre është: Jaseri e qytetet mbarë të Galaadit si dhe gjysma e tokës së bijve të Amonit deri në Aroer, që është përballë Rabës.
- 26 Po ashtu prej Hesebonit deri në Ramotmasfë e në Betonim dhe prej Mahanaimit deri në kufijtë e Lodabarit;
- 27 dhe në luginën e Betaranit, Betnemrës, Sukotit e të Safonit, pjesa tjetër e mbretërisë së Sehonit, mbretit të Hesebonit; Jordani ishte kufi deri në skajin e detit Keneret, në anën e lindjes të Jordanit.
- 28 Kjo është prona e të bijve të Gadit sipas vëllazërive të tyre: qytetet dhe fshatrat e tyre.Gjysma e fisit të Manaseut
- 29 Moisiu i dha edhe gjysmës së fisit të bijve të Manaseut sipas vëllazërive të tyre për pronë:
- 30 Manaseut: prej Mahanaimit mbarë Basanin, mbarë mbretërinë e Ogut, mbretit të Basanit, të gjitha fshatrat e Jairit, që janë në Basan;gjashtëdhjetë qyteza.
- 31 Edhe gjysmën e Galaadit, Astarotit e të Edrait, qytete të mbretërisë së Ogut në Basan, u qenë dhënë bijve të Mahirit, të birit të Manaseut, gjysmës së bijve të Mahirit, sipas vëllazërive të tyre.
- 32 Këtë pronë e ndau Moisiu në rrafshnaltën e Moabit, përtej Jordanit, përballë Jerikut, në anën e lindjes.
- 33 Fisit të Levit nuk i dha pronë, sepse Zoti, Hyji i Izraelit, është trashëgimi i tij, siç i ka thënë ai vetë.